Loading…

S’rehatohet Shemi: Do të nisem për në Sunny Hill, në Shqipëri

  • 09/08/2022 | 22:09

S’rehatohet Shemi: Do të nisem për në Sunny Hill, në Shqipëri

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët”, ka vazhduar të insistojë se do të këndoj këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit, në “Sunny Hill”.


Shemi ka thënë se do të shkojë në Shqipëri, atje ku do të mbahet festivali më datën 26-28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë