Loading…

Stabilizohet gjendja në Nord Stream, njëri nga tubacionet ndalon rrjedhjen e gazit natyror

  • 02/10/2022 | 15:30

Stabilizohet gjendja në Nord Stream, njëri nga tubacionet ndalon rrjedhjen e gazit natyror

Agjencia e Energjisë e Danimarkës thotë se një nga dy tubacionet e këputura në Detin Baltik duket se ka ndaluar rrjedhjen e gazit natyror.


Në Twitter, agjencia tha se i ishte thënë nga kompania që operon Nord Stream 2 se presioni dukej se ishte stabilizuar, duke treguar se gazi nuk po ikën më nga tubacioni.

Më herët këtë javë, Danimarka dhe Suedia i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se rrjedhjet ishin shkaktuar nga “të paktën dy shpërthime” me “disa qindra kilogramë” eksploziv.

Presidenti Vladimir Putin të premten akuzoi Perëndimin për sabotim të tubacioneve të ndërtuara nga Rusia, një akuzë e mohuar me forcë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Në Uashington, Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë pretendimet e Putinit për tubacionin duke i konsideruar ato si “të çuditshme.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë