Policia e Kosovës me një kumtesë për medie njofton se stacioni policor jugu që ndodhej në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt tjetër.
Stacioni aktual ndodhet në afërsi të Termokosit, në objektin e ish- hotel Victory.
Numrat kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në këtë stacion mbeten të njëjtit.