Kur në një qytet bie shi disa ditë rradhazi, është shume e mundshme që stacionet nëntokësore të mbushen me ujë, kjo pasi që nuk ka ku të shkojë tjetër.
Një stacion i trenit në Uppsala, Suedi, ëshë përmbytur në ujë, pas një shiu të madh gjatë vikendit. Niveli i ujit në shumë zona kishte mbërritur deri mbi gjunjë, kështu që zgjidhja më logjike ishte që banorët të mos shkonin në atë zonë derisa të thahej plotësisht, transmeton gazetametro.net
Mirëpo, banorët kishin një ide më të mirë, ata e shëndrruan stacionin e trenit në një pishinë të madhe noti.
Në rrjetin social Instagram, shumë njerëz kanë postuar foto ku shihen teksa relaksohen në këtë “pishinë”, duke lënë të kuptohet kështu se mund t’i përdorësh këto hapësira publike, edhe pasi ato i merr uji.
Madje disa nga banorët nuk kanë hezituar të marrin edhe pajisjet e plazhit me vete, për t’i pasur gjatë kohës që notojnë.
Ndërsa tani uji është larguar që aty dhe situata në stacion i është kthyer sërish normalitetit. /gazetametro.net