Loading…

Stano: BE’ja në pritje të themelimit të Asociacionit dhe kthimit të serbëve në institucione

  • 24/11/2022 | 14:57

Stano: BE’ja në pritje të themelimit të Asociacionit dhe kthimit të serbëve në institucione

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka thënë se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës ishte një nga pritjet themelore nga ana e BE-së.


Kështu ka deklaruar Stano në një konferencë për media ku ka shtuar se, pritje e BE-së është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Natyrisht ne jemi duke punuar dhe kemi punuar për një kohë të gjatë që nga kriza e fundit dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës ishte një nga pritjet themelore nga ana e Bashkimit Evropian, e njëjta gjë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

Tutje, ai ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë për targat, duke thënë se, është e rëndësishme të vazhdohet tutje dhe se, është më rendësi të realizohen marrëveshjet që janë bërë në dialog.

“Është e rëndësishme të realizohen marrëveshjet që janë bërë në dialog dhe është një mesazh që Bashkimi Evropian ua ka dërguar vazhdimisht të dyja palëve dhe në lidhje me hapin e radhës pas asaj marrëveshjeje që u bë mbrëmë në Bruksel, është e rëndësishme të vazhdojmë tutje. Përfaqësuesi i Lartë tashmë tregoi dhe i ftoi të dy liderët në Bruksel për të punuar dhe vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE, kështu që sigurisht puna është ende në vazhdim dhe nuk është fundi i procesit të regjistrimeve të marrëveshjes. Ky është fillimi i punës që shpresojmë se do të kemi dalë nga kjo mënyrë e përhershme e mbjelljes së krizës dhe do të na sjellë ose do të na lejojë të hyjmë në një fazë të re të trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën”, ka deklaruar Stano.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë