Loading…

Stano: Në Kosovë është krijuar situatë shumë e rrezikshme

  • 25/09/2023 | 16:28

Stano: Në Kosovë është krijuar situatë shumë e rrezikshme

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin e ndodhur në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, situata duhet të de-përshkallëzohet dhe përmes dialogut të gjendet një rrugëdalje nga krizat e vazhdueshme.


Stano në konferencën për media në Bruksel, ka deklaruar se në Kosovë është krijuar një situatë shumë e rrezikshme.

“Të dyja palët duan të anëtarësohen në BE dhe rruga e tyre është përmes dialogut. Ne nuk duhet të merremi me kriza të rrezikshme siç kemi tani, por duhet t’i ndihmojmë ata. Të gjitha këto janë thënë shumë qartë në njoftimin e anëtarëve të BE-së se si duhet të sillen për të hyrë në BE”, ka thënë Stano.

Ai nuk ka treguar nëse BE-ja do të vendosë masa ndëshkuese edhe për Serbinë. “Masat e vendosura për Kosovën nuk janë sanksione, kemi thënë që në fillim se BE-ja e ka pasur të qartë se masat janë të përkohshme, nëse BE-ja gjen arsye do t’i prezantojë edhe Serbisë”, është shprehur Stano.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë