Loading…

Starovic: Kur nuk ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ngriten tensionet etnike

  • 27/01/2022 | 10:01

Starovic: Kur nuk ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ngriten tensionet etnike

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviç, në transmetuesin publik serb tha se me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit në Kosovë është ngritur gjoja edhe sulmi ndaj “serbëve dhe pronave të tyre”.


“Ne thjesht e kemi të dëshmuar se kur nuk ka dialog ose kur dialogu politik mes Beogradin dhe Prishtinës nuk është mbushur me përmbajtjen e duhur, situata në terren përkeqësohet”, u shpreh për RTS.

“Dhe kur nuk ka dialog”, tha ai duke aluduar në të tashmen, “jemi dëshmitar të lëvizjeve të njëanshme, tensionet rriten dhe gjithashtu pasqyrohen në marrëdhënie ndëretnike”.

Staroviç iu referua deklaratarve të të ashtuquajturit drejtor të zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, për gjoja “numrin në rritje” të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë.

Kjo, sipas tij, “koinçidon me periudhën e arrdhjen në pushtet të Albin Kurtit”, për çka tha se “trendi i sulmeve është rritur drastikisht”.

Ai gjithashtu u shpreh për kinse gjendjen e rrezikshme të pronave të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë./Albanianpost.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë