Loading…

Statistikat e Vedat Muriqit ndaj Barcelonës, Christensen dhe Pique e markuan për mrekulli

  • 01/10/2022 | 23:44

Statistikat e Vedat Muriqit ndaj Barcelonës, Christensen dhe Pique e markuan për mrekulli

Barcelona vazhdoi ecurinë e fitoreve edhe sonte përballë Mallorcas si mysafir, të cilën e mposhti me rezultat 0-1 me golin e shënuar nga Robert Lewandowski. Për vendasit si zakonisht për 90 minuta luajti sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u markua për mrekulli nga dyshja e mbrojtjes, Andreas Christensen dhe Gerard Pique, transmeton Gazeta Metro.


‘Pirati’ para kësaj ndeshje siç deklaroi trajneri, Javier Aguirre në konferencë për shtyp kishte pasur një lëndim të lehtë, të cilin e kishte pësuar me ‘Dardanët’ në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ai ‘shtrëngoi’ dhëmbët dhe u paraqit për 90 minuta duke u munduar t’i ndihmojë ekipit të tij për të arritur të paktën një pikë sonte ndaj katalunasve.

Muriqi nga SofaScore u vlerësua me notë relativisht të mirë 6.8. Me nota më të larta se ai u vlerësuan Kang-in Lee (7.3), Inigo Galarreta (7.0) dhe Pablo Maffeo (6.9).

28-vjeçari provoi tre goditje, por asnjëra nga ato nuk ishte në drejtim të portës. Gjatë gjithë ndeshjes ai bëri 28 prekje të topit, ndërsa në një rast provoi edhe një driblim i cili nuk u konkretizua me sukses.

Ajo çfarë la përshtypje ishin 11 duelet në ajër të Muriqit, prej të cilave vetëm në dy prej tyre doli fitues. Kjo konsiderohet si pika më e fortë e tij, por që e neutralizuan shumë mirë Andreas Christensen dhe Gerard Pique.

Sulmuesi prizrenas ndër të tjera u faulua një herë, bëri 19 pasime (68% i saktë), tre pasime kyçe dhe fitoi një duel në fushë nga tre sa pati.

Duhet theksuar se për shkak që Aguirre vendosi të koncentrohej më shumë në fazën defensive, Muriqi mund të themi se edhe u ‘sakrifikua’ sonte. Në hartën ku ka qëndruar më shumë në fushë 28-vjeçari, shihet se ka qenë i gjithanshëm.

Ish-sulmuesi i Lazios këtë edicion ka realizuar tre gola në shtatë ndeshje për Mallorcan dhe është një ndër lojtarët kryesor të skuadrës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë