Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen e parë ndaj kundërshtarit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.Skuadra kosovare kërkon kalimin në ‘Play-off’ të Conference League, me skuadrën e Ilir Dajës që duket shumë e përgatitur për takimin e parë.
Kampioni nga Ishujt Faroe nuk është aspak një skuadër për t’u nënvlerësuar, madje ka eliminuar edhe skuadra si Sutjeska, që është kampion i Malit të Zi.
Trajneri dhe opinionisti kosovar, Faruk Statovci tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Ballkani ka para vetes një kundërshtar të vështirë dhe se duhet të jetë i përgatitur maksimalisht, sepse Klaksvik nuk ka ardhur rastësisht këtu.
“Ballkani ka para vetes një kundërshtar të vështirë, i cili nuk ka ardhur rastësisht deri këtu. Unë personalisht e shoh si ndeshje të vështirë, por që skuadra kosovare duhet të jetë e përgatitur maksimalisht, aq më shumë për faktin se ndeshja e parë luhet në Prishtinë. Ndërsa, kur flasim për ‘Play-off’, atje kundërshtari është edhe më i fortë, megjithatë, mundësitë janë. Uroj që Ballkani të kalojë tutje“, tha Statovci./