Loading…

Statovci, Prepolli dhe Llumnica flasin për finalen e Kupës: Pajtohen që s’ka favorit

  • 26/05/2022 | 16:36

Statovci, Prepolli dhe Llumnica flasin për finalen e Kupës: Pajtohen që s’ka favorit

E vështirë të parashikohet finalja ndërmjet Dritës dhe Llapit, aq e vështirë sa që edhe tre analistët Arsim Prepolli, Faruk Statovci dhe Ardian Llumnica për Gazeta Metron nuk arritën të dalin në përfundim me skuadrën favorite, transmeton Gazeta Metro.


Drita dhe Llapi dy ekipe të cilat këtë sezon ishin të mrekullueshme, përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të finales së Kupës së Kosovës me fillim nga ora 20:00.

Në një prononcim për Gazeta Metro analisti dhe trajneri i futbollit, Arsim Prepolli tha se deri këtu dy skuadrat kanë arritur me plotë meritë dhe pret të jetë një sfidë shumë interesante, duke marrë parasysh edhe cilësinë e futbollistëve.

”Po një finale besoj e merituar nga të dyja palët sepse kanë në radhët e tyre futbollistë shumë cilësor, shpresoj të jetë një ndeshje e mirë dhe shumë e fortë dhe në fund të fitoj më i miri. E mira e kësaj ndeshje është që dy ekipet kanë siguruar Europën dhe kjo e bën ndeshjen edhe më interesante, besoj se nuk ka favorit do të jetë 50-50,” tha Prepolli.

I kontaktuar nga Gazeta Metro edhe analisti, Faruk Statovci kishte mendim pothuajse të ngjashëm, derisa Statovci pret të jetë një ndeshje e hapur, ku fituesi në fund do të përcaktohet nga detajet.

“Mendoj se duhet me qenë një ndeshje e mirë, që të dy ekipet tani vetëm janë në garat ndërkombëtare e për këtë mendoj se duhet të jetë një ndeshje e mirë, të paktën unë pres një lojë të hapur dhe të mirë. Të dy ekipet kanë lojtarë cilësor në radhët e veta e ku mendoj se fituesin mund ta zgjedhin detajet. Favorit për mu nuk ka është 50-50,” tha ai.

Gjithashtu edhe Ardian Llumnica për Metron nuk mendoi se është njëra apo tjetra favorit. Megjithatë, Llumnica përmbledh në mënyrë të detajuar karakterin që kanë në fushë të dy ekipet, kurse nuk ishte i sigurt se cilët do të performojnë më mirë, futbollistët e Llapit të cilët në ndeshjet e fundit ishin në bankën rezervë apo të Dritës që nuk u pushuan fare nga Ardian Nuhiu.

“Finalet gjithnjë janë të pa parashikuara dhe gjithnjë aludohet se gjasat janë 50/50. Të dyja skuadrat janë të forta, prodhojnë futboll të bukur për sy dhe kanë individ që mund ta bëjnë dallimin. Drita luan më konkret taktikisht, ka koncept të stërvitur në çdo situatë loje përkundër Llapit që luan më lirë, pa detyra të theksuara por që rrezikon shumë sidomos në ofensivë.”

“Kjo e fundit varet shumë se a do ta kenë ditën 2 sulmuesit e krahut tek Llapi. Në ndeshjet e fundit në kampionat, Drita ndaj çdo kundërshtari u qas me seriozitet, me përkushtim. Përkundër Llapit që në disa ndeshje të fundit ka kalkuluar duke pushuar disa futbollistë. Do të mbetet të shihet se më mirë do të performojnë futbollistët që kanë kontiunitet në paraqitje si të Dritës apo të “pushuarit” e Llapit. Të dyja skuadrat tashmë kanë krijuar përvojë në finale dhe kjo tashmë thuajse është e barabartë,” përfundoi ai për Metron.

Kujtojmë se të dyja skuadrat kanë triumfuar vetëm nga një herë në historinë e tyre në Kupë të Kosovës. ‘Intelektualët’ për herë të parë dhe të fundit e kishin fituar në sezonin 2000/01, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës edicionin e kaluar ia bëri sefte, në finalen e fituar ndaj Dukagjinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë