Loading…

Statuti për Asociacionin pas kodit 383

  • 26/11/2016 | 09:12

Statuti për Asociacionin pas kodit 383

Përpilimi i Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS) do të fillojë menjëherë pas 15 dhjetorit kur Kosova e merr kodin telefonik, thuhet në një raport të Qeverisë së Kosovës që i ka dorëzuar Bashkimit Evropian.

Raportin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Beogradin, i cili mbulon periudhën nga 16 qershori deri me 25 nëntor, thuhet se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes për AKS, njofton B92.

“Procesi i hartimit të Statutit të AKS në Prishtinë do të fillojë në momentin që Kosovës do t’i jepet kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, me 15 dhjetor 2016”, thuhet në tekst.

Ky raport paraqet vlerësimin zyrtar të autoriteteve të Kosovës në procesin e dialogut dhe është nënshkruar nga Ministrja për dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore nga pala kosovare.

Siç thuhet më tej, procesi i përpilimit të Statutit të AKS do të zhvillohet në të njëjtën kohë me heqjen e strukturave të mbetura paralele serbe në Kosovë.

Marrëveshja për AKS është arritur më 25 gusht 2015, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe për këtë arsye nuk do të ketë kurrfarë pushtet ekzekutiv dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë, thuhet në raport.

Më tej thuhet se Qeveria e Kosovës i jep rëndësi të madhe dialogut, sepse kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Procesi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, megjithatë, u përball me vonesa, shmangie dhe shkelje, që Prishtina në raportin e saj e hedhë te Beogradi.

“Fenomeni më shqetësues është dualizmi në zbatim, që do të thotë se Serbia po zbaton marrëveshjet, e në të njëjtën kohë duke vazhduar mbështetjen e strukturave paralele në Kosovë”, thotë raporti i Qeverisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë