Loading…
Stavileci tregon vijat e kuqe të PDK’së: VV dhe LDK nuk mund ta luftojnë korrupsionin
  • 23/08/2019 | 18:54

Stavileci tregon vijat e kuqe të PDK’së: VV dhe LDK nuk mund ta luftojnë korrupsionin

Blerand Stavileci ka thënë se partitë si VV dhe LDK nuk mund ta luftojnë korrupsionin në Kosovë, ndërsa PDK është ajo që mund ta luftojë, shkruan Gazeta Metro.


Duke qenë se në njërën parti ka njerëz të cilët janë të akuzuar për korrupsion, ai tha se VV dhe LDK, edhe nëse bëjnë koalicion nuk do të mund ta luftojnë korrupsionin.

“Nuk jemi të sigurt që një koalicion i tillë çfarë mund të prodhojë, këto dy subjekte politike nuk mund të luftoj korrupsione, ku njëra parti ka njerëz që janë të akuzuar për korrupsion”, tha ai.

Tutje Stavileci ka thënë se PDK ka vendosur vija të kuqe vetëm ndaj korrupsionit.

“PDK që dy vite gjendemi në ciklin brenda zgjedhore, që një kohë të gjatë kemmi nisur mobilizimin vazdojmë edhe sot me një takim të tillë, ku do të diskutohet për përgaditjet dhe mobilizimin e zgjedhjeve. Përderisa partitë tjera shpenzojnë se më kë do të bëjn koalicone ne kemi vetëm një vijë të kuqe ndaj korrupsionit. Veseli është i vetmi kryetar që ka marrur veprime konkrete ku lufta daj korrupsionit ka të bëjë me veprime konkrete”, ka thënë Stavileci në Info Magazine./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë