Loading…

Stefano Pioli konfirmon rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit

  • 30/06/2020 | 21:29

Stefano Pioli konfirmon rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka dhënë sinjale pozitive në rikthimin e Zlatan Ibrahimovict nga lëndimi, transmeton Gazeta Metro.


Zlatan Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim në stërvitje me skuadrën e Milanit, vetëm pak ditë pasi skuadra rifilloi me stërvitje, pas rikthimit nga pauza tre mujore shkaku i koronavirusit.

Sulmuesi me prejardhje nga Bosnja kishte pësuar lëndim muskujt e këmbës, por tani duket se lojtari lëndimin e ka lënë prapa.

Trajneri i Milanit për faqen zyrtare të klubit ka thënë se Ibrahimovic po bën mirë në stërvitje, teksa sulmuesin e quajti si një ‘luan të uritur’.

“Ibrahimovic po bën mirë. Ai është një luan, ai gjithmonë është i uritur. Ai pati një trajnim të mrekullushëm dje dhe nëse këtë e përsërit, do ta përfshijë në skuadër” – ka deklaruar Pioli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë