Loading…

Stephen Hawking ‘fluturon’ në hapësirë

  • 22/03/2017 | 15:26

Stephen Hawking ‘fluturon’ në hapësirë

Astrofizikani i famshëm Stephen Hawking ka paralajmëruar rrugën në gjithësi me kompaninë “Virgin Galactic”, i cili njoftim është publikuar në sajtin “Interesting Engineering”.


“Richard Branson më ka ofruar vend në anijen e kompanisë “Virgin galactic” dhe unë kam pranuar”, ka thënë Hawking në emisionin televiziv “Mirëmëngjesi Britani”, në televizionin ITV.

Ai do të udhëtojë me “Virgin Group” gjë që Branson, miliarderi britanik dhe pronari i firmës, gjithmonë ka dashur, transmeton gazetametro.net.

“Profesori Hawking është personi të cilin e admiroj më së shumti në botë, gjeni i padiskutueshëm sytë e të cilit janë të hapur për çudira të gjithësisë, derisa në ndërkohë është person i mrekullueshëm dhe shumë i këndshëm. Ai është personi të cilit i kam dhuruar biletën për anije dhe ai niset në rrugë kur e lejon shëndeti”, ka thënë më herët Branson, është publikuar në sajt.

Hawking nuk do të jetë personi më i vjetër i cili do të udhëtojë në gjithësi, por me 75 vjet do të jetë njëri nga më të vjetrit. Mirëpo, profesori i Universitetit të Kembrixhit, do të jetë personi i parë në gjithësi i cili është i diagnostifikuar me sëmundjen e Lu Gerig, gjegjësisht sëmundje neurologjike e sistemit qendror nervor.

Pasqyra klinike është e cilësuar me humbjen progresive të masës së muskujve dhe të fuqisë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë