Loading…

Stjuardesa izraelite vdes prej fruthi, nuk dihet ende ku u infektua

  • 13/08/2019 | 21:03

Stjuardesa izraelite vdes prej fruthi, nuk dihet ende ku u infektua

Stjuardesës ju përkeqësua gjendja prej sëmundjes ngjitëse gjatë fluturimit prej New York në Tel Aviv me aeroplanin e kompanisë izraelite El Al vdiq, transmeton Gazeta Metro.


Stjuardesës 43 vjeçare ju përkeqësua gjendja në fluturim gjatë muajit prill. Nuk dihet se ku u infektua me sëmundjen. Vdekja e gruas izraelite është rasti i tretë vdekjeve nga fruthi në Izrael që nga nëntori, pas pesëmbëdhjetë vitesh pa asnjë rast.

Vdekja vjen pas vdekjes së një fëmije 18 muajsh dhe një gruaje 82 vjeçare të cilët vdiqën nga sëmundja në Jerusalem në fund të vitit të kaluar.

Fruthi është njëra prej sëmundjeve më infektive në botë por kohëve të fundit rastet janë pakësuar.

Në dekadat e fundit, programet e suksesshme të vaksinimit kanë siguruar që fruthi të rrallohej në shumë vende. Por ka pasur ngritje të numrit të rasteve përreth botës në viteve të fundit.

Në SHBA, pati përhapje të sëmundjes pasi u deklarua që ishte zhdukur në vitin 2000. Në New York ishte gjendja ishte më e rënda, ku në disa lokacione ishte shpallur gjendje emergjente nga qeveria lokale.

Ndërsa në Europë numri i rasteve me fruth që nga 2017 është trefishuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë