Loading…

Stojanovic: Jabllanovic s’e ka përkrahjen e Listës Serbe

  • 06/04/2017 | 10:14

Stojanovic: Jabllanovic s’e ka përkrahjen e Listës Serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lisa Serbe Branimir Stojanoviq, ka thënë se Aleksandar Jabllanoviq nuk e ka përkrahjen e përfaqësuesve serbë.


“Jablanoviq nuk është dhe nuk do të jetë kryetar i Listës Serbe. Kjo dëshmon se ai ka pranuar të bëhet instrument në duart e politikanëve kosovarë dhe punon kundër interesave serbe”, ka thënë për rts Branimir Stojanoviq.

Pozita e kryetarit të Listës Serbe është më shumë formale dhe pos udhëheqjes e delegimit në këshillat zgjedhorë, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

“Por ka rëndësi simbolike. Janë rreth 300 mijë euro që brenda vitit paguhet aktiviteti i deputetëve dhe është e qartë se kjo është pre interesante për disa. Ajo që shkruhet në ndonjë regjistër nuk do të thotë se ka përkrahjen e popullit serb e këtë përkrahje Jabllanoviq nuk e ka”, thotë Stojanoviq.

Sipas fjalëve të Stojanoviqit, serbët në të kaluarën kanë treguar si të sillen ndaj njerëzve që tradhtojnë interesat serbe dhe ata do t’i dënojnë sjelljet e tilla, shkruan Koha.net

Deputetë e Listës Serbe takohen sot në Prishtinë për të diskutuar e për të vendosur nëse Aleksandar Jablanoviq i shkarkuar do të bëhet sërish kryetar i Listës Serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë