Loading…

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë ta përkrah Ballkanin

  • 13/03/2017 | 16:32

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë ta përkrah Ballkanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka potencuar se NATO ka qenë garantues i paqes në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 20 vjet, dhe se do të vazhdojë ta bëj të njejtën gjë edhe më tej.


Kjo do të bëhet, sipas tij, pasi kontribuon edhe në sigurinë e vetë NATO’s.

“Ne do të vazhdojmë të jemi garantues të paqes dhe stabilitetit në rajon, sepse është më rëndësi edhe për vet sigurinë tonë.”, ka thënë Stoltenberg në konferencë.

Gjithashtu, Stoltenberg ka deklaruar se do të përkrahen edhe përpjekjet për integrim euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet për integrim euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Sepse, ky është çelësi për stabilitet dhe prosperitet, në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, shefi i NATO’s ka treguar se deri tash 25 aleatë tashmë kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit për Malin e Zi, duke hapur kështu rrugë që shteti malazez të jetë anëtari i 29’të i NATO’s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë