Loading…
Stoltenberg: NATO nuk tërhiqet nga Bondsteeli, do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës
  • 18/03/2019 | 13:40

Stoltenberg: NATO nuk tërhiqet nga Bondsteeli, do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës

NATO nuk do të tërhiqet nga baza e Bondsteelit dhe do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.


“Jemi aty që t’i mbrojmë të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe komunitetin serb”, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për televizionin serb ‘Prva’ dhe ka theksuar se NATO nuk ka plane të zvogëlojë praninë e trupave të tij në Kosovë, transmeton B92.

I pyetur se si e sheh bombardimin e RFJ-së nga NATO dy decenie më vonë, Stoltenberg ka thënë se detyra e NATO-s ishte të ndërpritet lufta dhe katastrofa humanitare, por edhe të pengohet humbja e jetëve të civilëve.

Ai ka thënë se e kupton se kjo është edhe sot ‘temë e dhimshme dhe e vështirë”, dhe se nuk pret që Serbia ta harrojë të kaluarën, por të shikojë ka e ardhmja dhe mundësitë e bashkëpunimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë