Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se e mirëpret themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.
I pari i NATO’s tha se e mirëpret themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit e ku të dy palët duhet duhet të angazhohen në mirëbesim.
Stoltenberg gjithashtu ka theksuar se duhet mbajtur përgjegjës sulmuesit e KFOR’it ku mbetën të lënduar 93 ushtarë.
Ai gjithashtu tha se sulmi i shtatorit në veriun e Kosovës ngriti shqetësimin që një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor.
“Sapo patem një bisedë të rëndësishme mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon në shtator pamë një ndezje të dhunë në veriun e Kosovës që ngriti shqetësimin që një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor. Në maj trupat e KFOR’it u sulmuan duke lënë 93 ushtarë të KFOR’it të lënduar, sulmet e tilla janë të pa përgjegjshëm dhe duhet të mbahen përgjegjës ata që janë përgjegjës. Kemi dërguar 1 mijë trupa të KFOR’it në Kosovë dhe kemi dërguar armë më të rënda dhe kemi ngritur trupat në veri, këtë janë hapat e shpejtë që kemi ndërmarrë. Do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshëm për të mbajtur një mjedis të sigurtë dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha palët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i mbajnë zotimet ekzistuese. Çdo vendosje e Forcave Policore të Kosovës duhet të marr konfirmimin e NATO’s. NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai./gazetametro.net