Loading…

Stomatologu i parë shqiptar, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta

  • 28/05/2020 | 11:13

Stomatologu i parë shqiptar, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta

Në vitin 1937 është hapur klinika e parë dentare në Shqipëri, nga stomatologu Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta, madje i ka dhurur edhe vargje gjatë vizitës, shkruan Gazeta Metro.


Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë.

Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku në ordinancën e tij

Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm.

Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit.

Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:

“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadukut”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë