Loading…

“Stracciatella”: Fifi tregon cili është kuptimi i tatuazhit dhe kujt ia ka dedikuar

  • 26/10/2020 | 14:10

“Stracciatella”: Fifi tregon cili është kuptimi i tatuazhit dhe kujt ia ka dedikuar

Fifi ishte e pranishme episodin e fundit në “Shiko kush luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.


Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se këtë fjalë që ka gdhendur ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë së fundmi është konfirmuar se “stracciatella” e Fifit e ka emrin në realitet Xhuljo Tabaku.

Fifi ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i zemrës, Xhuljo.

Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë