Loading…

Stresi: Ishalla s’ka luftë, por emri im do të jetë i pari në listë për Kosovën, jam nip i Istogut

  • 02/08/2022 | 22:08

Stresi: Ishalla s’ka luftë, por emri im do të jetë i pari në listë për Kosovën, jam nip i Istogut

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pas tensioneve në veri është shprehur i gatshëm që në rast lufte me Serbinë, do të luftojë për Kosovën.


Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë. Por, Stresi ka zbuluar se ka diçka që e lidh me Kosovën.

Me një koment të bërë në Facebook, Stresi për herë të parë ka zbuluar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Istogut.

Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të jetë i pari në listë.

“Shoh shume komente lloj lloj njerzish, disa nuk e din qe nena ime e shtrenjt eshte prej istogu e dajt aty i kom, un vi prej familje luftetaresh me breza, Ishalla ska luft por emri im do jet i pari ne liste per kosoven tone”, shkroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë