Loading…

Strukturat vendore dhe ndërkombëtare mobilizohen për zgjedhje

  • 08/06/2017 | 14:53

Strukturat vendore dhe ndërkombëtare mobilizohen për zgjedhje

Institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë kanë zhvilluar një takim të përbashkët ku kanë diskutuar për planin strategjik rreth 11 qershorit, ditës së zgjedhjeve të parakohshme, parlamentare.


Takimi, sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, ishte thirrur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe ku kanë marrë pjesëValdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit, Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së, pastaj përfaqësuesi e lartë nga KFOR-i, EULEX-i dhe Misionit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Me këtë rast, Shpend Maxhuni ka vlerësuar se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Njëkohësisht, vijon komunikata, nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave ligjore ndaj atyre që shkelin rregullat dhe Ligjin për zgjedhjet.

Gjithashtu në këtë takim, theksohet në komunikatë, u diskutua për angazhim të plotë në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun, me qëllim të ofrimit të sigurisë për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës pa ndikime dhe pa pengesa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë