Loading…

Studentë nga Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova i bashkohen ‘Marshojmë për Drejtësi’

  • 24/03/2023 | 21:07

Studentë nga Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova i bashkohen ‘Marshojmë për Drejtësi’

Në “Marshojmë për Drejtësi”, që pritet të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së, do të marrin pjesë edhe studentë nga Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova.


Kuvendi Studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka bërë të ditur se do t’i bashkëngjiten marshit, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i atij të Gjakovës dhe i Universitetit të Mitrovicës.

“Marshojmë për Drejtësi” do të organizohet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, të dielën më 2 prill, në solidarizim ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë