Loading…

Studentë nga Shkupi vizitojnë Muzeun “Shtëpia me gjethe” të shoqëruar nga Gonxhja dhe Meidani

  • 10/06/2026 | 19:31

Studentë nga Shkupi vizitojnë Muzeun “Shtëpia me gjethe” të shoqëruar nga Gonxhja dhe Meidani

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me studentë të Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.


Së bashku ata vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, një hapësirë e rëndësishme e kujtesës historike dhe reflektimit mbi të kaluarën.

“Këta janë studentë nga Universiteti “Nënë Tereza”. Me këtë emër s’ka se si mos i trajtojmë mirë”, u shpreh ambasadori Meidani, duke bërë prezantimin e studentëve me kreun e MTKS.

Ndërsa ministri Gonxhja u kujtoi atyre prejardhjen e tij Dibra e Madhe dhe Struga, si dhe i ftoi të bashkëpunojnë me ministrinë.

“Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë me ambasadorin, kemi punuar për disa programe dhe mund të bashkëpunojmë përsëri me programe që ne kemi. Kështu që ndihuni të lirë të bashkëpunoni me ministrinë”, u tha ministri Gonxhja, studentëve.

Vizita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë mbi rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe rolit që ata kanë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, për të zhvilluar programe të përbashkëta që nxisin mobilitetin, pjesëmarrjen aktive të të rinjve, shkëmbimet kulturore dhe projektet që forcojnë lidhjet mes të rinjve shqiptarë në rajon.

“Falënderoj Universitetin “Nënë Tereza”, Ambasadorin Denion Meidani dhe të gjithë studentët për energjinë, interesin dhe angazhimin e tyre”, u shpreh ministri Gonxhja, duke vënë theksin tek investimi te rinia, i cili është investim për të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë