Loading…

Studentët duan t`u lejohet ekspozita për gjenocidin e Serbisë

  • 20/01/2017 | 15:17

Studentët duan t`u lejohet ekspozita për gjenocidin e Serbisë

Organizata Demokracia Studentore po kërkojnë që t’ua lejojnë mbajtjen e një ekspozite në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për t`ia rikujtuar Serbisë gjenocidin e bërë.


Ata, siç transmeton servisi publik kanë paralajmëruar se nëse nuk iu lejohet kjo ekspozitë, do të ndërmarrin hapa të tjerë dhe do ta realizojmë këtë ekspozitë.

Kjo organizatë nëpërmjet një reagimi kanë akuzuar kryeministrin Isa Mustafa se ka lejuar pelegrinët serb që të mbajnë liturgji në Kishën Ortodokse që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe e cila sipas tyre, është vendosur me dhunë nga kasapi i ballkanit ”Sllobodan Milloshoviq” pikërisht në përvjetorin e 18 të masakrave të Reçakut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë