Loading…
Studentët e Prishtinës kopjojnë Tiranën: Planifikojnë protesta
  • 17/12/2018 | 00:49

Studentët e Prishtinës kopjojnë Tiranën: Planifikojnë protesta

Të inspiruar nga protestat e studentëve në Tiranë për kushte të këqija, studentët e Prishtinës po planifikojnë protesta me të njejtat ankesa, transmeton gazeta Metro.


Parlamenti i Studentëve ka planifikuar të mbajë protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për t’i shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet e studentëve.

Gjatë protestës do të kërkohet përmirësimi i kushteve të studentëve në mënyrë që ata ta kenë lirinë t’i përfaqësojnë interesat e përgjithshme të studentëve.

“Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.

Nga ajo që është parë deri tash, shumica e organizatave studentore janë të lidhura me aktivizëm të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe shpesh herë slloganet dhe format e protestimit tyre përngjajnë në mesvete, e posaçërisht kur marrin vendime pët t’i mbështetur protestat e kësaj partie politike.

Sidoqëtëjetë, ka mjaftë arsye për protesta lidhur me emërimet dhe stafin e UP’së. Mbetet të shihet sinqeriteti ose politizimi i protestave të studentëve, të cilat po paralajmërohen 1 ditë pas marrëveshjes për dialog me Serbinë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë