Loading…

Studentët i dorëzuan kërkesë MAShT’it, gjobiten nga Policia

  • 01/11/2022 | 12:43

Studentët i dorëzuan kërkesë MAShT’it, gjobiten nga Policia

Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga Ministrja e Arsimit që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.


Derisa e kanë dorëzuar kërkesën në MASHT, disa nga studentet u paditën nga Policia e Kosovës për mos lajmërimin e konferencës.

Festim Tasholli, në emër të organizatave studentore që njëherit përfaqësojnë edhe vullnetin e mbi 50 për qind të studenteve të Universitetit të Prishtinës, tha se si shkas për këtë kërkesë janë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në UP, përkatësisht zgjedhja e këshillit drejtues, shkarkimi i rektorit.

Tasholli tha se përbërja e Këshillit Drejtues është e jashtëligjshme, derisa shtoi se presin nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci të reflektojë në lidhje me këtë çështje dhe të shpallë zgjedhje të përgjithshme, siç tha ai, kjo është rruga e vetme për shpëtimin e UP-së.

“Fillimisht neve na është mohuar e drejta e votimit në senatin e UP-së, ku është shkelur edhe neni 44 i statutit të UP-së, ku kanë hyrë për të votuar senatorët e rinj e që realisht mandati tyre fillon me 1 tetor të atij viti. Konsiderojmë që kjo përbërje e Këshillit Drejtues është e jashtë ligjshme por edhe nuk është e dëshirueshme për Universitetin dhe nuk përfaqëson Universitetin ashtu siç duhet. Arsyeja tjetër pse i jemi drejtuar ministres me këtë kërkesë dhe jo Këshillit Drejtues është se ne nuk e njohim atë Këshill Drejtues sepse është zgjedhur në mënyrë të jashtë ligjshme. Presim që ministrja të reflektojë dhe të shpallë zgjedhjet e përgjithshme si rruga e vetme që ka mbetur për shpëtimin e UP-së, nga politizimi dhe nga grupet e interesit”, tha Tasholli.

Tasholli tha për KosovaPress se gjobitja e tyre për mos lajmërim të kësaj konference është jo adekuate. Sipas tij duhet të lajmërohen protestat dhe jo konferencat.

“Ne e dorëzuam kërkesën në arkivin e ministrisë së arsimit, pastaj erdhën edhe Policia e Kosovës, ku na njoftuan se na është shqiptuar nga një tiketë për mos lajmërimin e konferencës.. Është jo adekuate për arsyeje se duhet të lajmërohen protestat dhe jo konferencat. Ne vetëm e patëm një konferencë për media për të treguar arsyen pse po e dorëzojmë kërkesën dhe asgjë më shumë”, shtoi Tasholli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë