Loading…

Studentët me dy fakultete nuk po munden ti përfundojn studimet

  • 03/12/2016 | 15:04

Studentët me dy fakultete nuk po munden ti përfundojn studimet

Studentët që kanë qenë të regjistruar në dy fakultete, përpara vendimit të marr nga Senati përmes sistemit elektronik, nuk po u lejohet të përfundojnë studimet në dy programet në të njëjtën kohë.

Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS), i cili u ndryshua në bazë të vendimit të marrë nga Senati, ua pamundëson që një studentë të jetë i regjistruar në dy fakultete në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, ky sistem i përditësuar po del të jetë problematik për studentët të cilët para marrjes së këtij vendimi kanë qenë duke studiuar në dy fakultete.

Naser Sahiti, prorektor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, në lidhje me problemin e çregjistrimit të obligueshëm të studentëve të cilët kanë qenë të regjistruar në dy fakultete, e sqaron me arsyetimin se ky është një vendim i Senatit i marrë gjatë kohës sa ai nuk ka qenë në këtë pozitë.

Ai tregon që SEMS e ka të pamundur t’ua mundësojë studentëve të mëparshëm që të vazhdojnë të paraqesin provime, apo të kryejnë të tjera shërbime, në të njëjtën kohë në dy fakultete.

Sahiti thotë që nuk mund të ofroj një zgjidhje për këtë kategori të studentëve, ngase SEMS-i rregullon çdo gjë dhe se nuk është e arsyeshme përjashtimi i kësaj kategorie të studentëve pavarësisht që numri i tyre me këtë lloj problemi është i vogël. Ai thotë se zgjidhja e vetme është çregjistrimi i studimeve nga njëri program.

Ndërsa, Besart Kolgeci, anëtar i Komisionit për studime në UP, tha për KosovaPress se deri tash nuk kanë marrë ndonjëherë ankesë për këtë çështje, por prapëseprapë kjo është e padrejtë thotë ai. Kolgeci thotë se kërkesat që shtrohen nga Parlamenti Studentor drejt Rektoratit po merren parasysh, ngase edhe vetë qëllimi i tyre është që të punohet në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në UP.

Për këtë vendim të marrë nga Senati, me të cilin u ndalohet studentëve që të jenë në dy programe studimorë në të njëjtën kohë, nuk ka dokument të shkruar. Për momentin, i gjithë procesi i regjistrimeve të provimeve, paraqitjes dhe të tjerave procedurave, rregullohet vetëm sipas Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Studentëve (SEMS).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë