Loading…

Studentët në protestë kundër MASHT’it: Na gënjyen rreth rritjes së numrave të bursave

  • 03/11/2019 | 15:55

Studentët në protestë kundër MASHT’it: Na gënjyen rreth rritjes së numrave të bursave

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga organizata studentore ‘Reforma’, e kundërshton vendimin siç e kanë quajtur diskriminues të MASHT’it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilëve i’u ishte premtuar rritje e numrit të bursave, ndërsa tani e kanë stër-minimizuar, transmeton Gazeta Metro.


Ky këshill ka ftuar studentët që së bashku përmes një aktiviteti simbolik (protestë) të shprehim pakënaqësinë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa.

“Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa” , thuhet ndër të tjera në njoftim në njoftim.

Ata kanë akuzuar Ministrin e Arsimin, për mos përmbushje të premtimit për rritjen e bursave, duke thënë se ai ka bërë të kundërtën duke stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar.

“Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”, thuhet në njoftim.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

“Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa. Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës. Duke ditur se shpenzimet në këtë Fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të pa përballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve. Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”,/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë