Dymbëdhjetë studentë nga Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Shkencave Politike, të mbështetur nga Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), u takun me shefen e misionit të EULEX’it, Aleksandra Papadopulu përr të kuptuar më mirë mandatin e tanishëm, dhe sfidat e misionit. Është vizita e parë që studentët e Beogradit bëjnë me EULEX’in, përcjell gazetametro.net.
Papadopoulou diskutoi misionin e mandatit, mënyrat që EULEX’i vepron me aktorët e tjerë ndërkombëtarë, për të forcuar institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe në vazhdim vazhdim e sipër përpjekjet për të mbështetur aspiratat evropiane të Kosovës.
“Suksesi i EULEX’it është i lidhur me suksesin e Kosovës. Misioni do të gjykohet në të ardhmen bazuar në shkallën e suksesit të Kosovës, në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm gjyqësor, të bërë në përputhje me standardet e BE’së dhe praktikat më të mira”.
Zyra e Beogradit YIHR ka organizuar një porgram të fuqishëm katër-ditor për nxënësit.
Asistentja e programit YIHR, Jovana Prusina,e ka cilësuar vizitën si shumë të rëndësishme për studentët e rinjë, të cilët sipas saj një ditë do të bëhen udhëheqës të Beogradit dhe politikbërës.
“Ndërveprimi është i rëndësisëm për rajonin, në qoftëse duam një të ardhme të mirë për Ballkanin”, është shprehur Prusina.
YIHR është një organizatë që operon në të gjithë Ballkanin për të promovuar të vërtetën, drejtësinë, përgjegjësinë dhe barazinë si vlera themelore.
Organizata kërkon të mbrojë viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të krijuar lidhje të reja në rajon mes brezit të pasluftës, dhe për të përfshirë të rinjtë në procesin e drejtësisë tranzicionale./gazetametro.net