Presidenti Hashim Thaçi është përballur me një situatë të palakmueshme gjatë një ligjërate në një universitet privat.
Dy studentë që janë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë quajtur atë hajn, Pronto President, president i gazit etj.
Njëra studente u përjashtua nga salla, e tjetri student thotë se është maltretuar psikikisht e fizikisht nga mbrojtja e afërt e presidentit.
Policia thotë se nuk ka pranuar raport për këtë pretendim të studentit, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.