Loading…

Studentja që i hodhi salcë ministres Nikolla rrezikon 5 vjet burg

  • 18/11/2016 | 20:51

Studentja që i hodhi salcë ministres Nikolla rrezikon 5 vjet burg

Nëse do të shpallet fajtore nga Gjykata për akuzat që i janë ngritur, aktivistja Mirela Ruko, e cila qëlloi me salcë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, rrezikon dënimin me burg.

Ndaj saj rëndojnë akuza “goditje për shkak të detyrës”, që dënohet me 3 vjet dhe “prishje e qetësisë publike”, që dënohet me 2 vjet heqje lirie.

Pra në rastin më të keq ajo mund të dënohet me 5 vite burg, por edhe mund të gjobitet. Incidenti ndodhi një ditë më parë në Samitin Ndërkombëtar të Studentëve që po mbahej para piramidës.

Aktivistja u shoqërua në polici dhe ndaj saj nisi procedimi penal. Mirela Ruko tha sot se e kreu këtë akt në shenjë proteste ndaj ministres Nikolla, lidhur me ligjin e arsimit të lartë të kundërshtuar ashpër nga Lëvizja për Universitetin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë