Loading…

Studim në 960 persona: Brokolli ndikon pozitivisht në tru

  • 17/08/2019 | 21:55

Studim në 960 persona: Brokolli ndikon pozitivisht në tru

Disa nga ushqyesit dhe përbërësit bioaktivë në brokoli ndihmojnë funksionimin e shëndetshëm të trurit dhe indit nervor, transmeton Gazeta Metro.


Një studim me 960 të moshuar zbuloi se një racion në ditë me perime jeshile të tilla si brokoli, mund të ndihmojnë në rezistencën e dobësimit të mendjes që vjen me plakjen.

Për më tepër, një studim i kafshëve tregoi se minjtë e trajtuar me kaempferol, një përbërës në brokoli, kishin ulur incidencën e dëmtimit të trurit dhe kishin ulur inflamacionin e indeve nervore pas një goditje.

Sulforaphane është një tjetër përbërës i fuqishëm bioaktiv i pranishëm në brokoli me potencialin për të ndihmuar funksionin e trurit në rast se truri juaj mund të mbetet me sasi të vogël oksigjeni.

Në disa studime, minjtë e trajtuar me sulforafanë treguan rimëkëmbje të konsiderueshme të indeve të trurit dhe e kishin të ulur inflamacionin nervor pas dëmtimit të trurit ose ekspozimit toksik.

Shumica e studimeve aktuale që vlerësojnë efektin e komponimeve bioaktive që gjenden në brokoli në shëndetin e trurit, janë të kufizuara në studimet e kafshëve. Më shumë kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar se si këto komponime luajnë rol në funksionin neurologjik te njerëzit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë