Loading…

Studimi i fundit: Gjumi i tepërt rrezik për sulm në tru

  • 28/01/2020 | 10:59

Studimi i fundit: Gjumi i tepërt rrezik për sulm në tru

Njerëzit që flenë më shumë se nëntë orë rrezikohen 70 për qind më shumë të pësojnë sulm në tru, tregon një studim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Alabama.


Njerëzit që flenë më shumë se nëntë orë vuajnë një rrezik 70 për qind më të lartë të goditjes, sipas shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Alabama.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore Neurologji u mblodhën nga rreth 17,000 të anketuar të moshës prej 64 vjetësh. Para fillimit të periudhës gjashtë vjeçare të vëzhgimit, asnjëri nga pjesëmarrësit në hulumtim nuk pati sulm në tru, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët theksojnë se faktorët që lidhen me sulmet në tru, të tilla si pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, janë marrë parasysh gjatë llogaritjes së rrezikut.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë