Loading…

Studimi i priftit rus: Dinosaurët u zhdukën në kohën e Jezusit

  • 01/12/2016 | 20:36

Studimi i priftit rus: Dinosaurët u zhdukën në kohën e Jezusit

Një studim i fundit që ka për autor një prift të kishës ortodokse ruse ka arritur në një përfundim që ka habitur jo vetëm rusët, por edhe pjesën tjetër të globit.

Studimi i publikuar në mediat vendase mban titullin “Bibla për dinozaurët” dhe në të pretendohet se libri i shenjtë citon se dinosaurët ekzistonin 7 mijë vjet më parë dhe u zhdukën plotësisht rreth në kohën e Jezusit.

Pra, sipas këtij studimi (nëse mund të quhet i tillë), Jezusi ka ecur në tokë se bashku me dinosaurët e ndoshta edhe vetë Jul Çezarit i është dashur që përveç kundërshtarëve politikë në Romë dhe atyre ushtarakë jashtë saj, të luftojë edhe krijesat gjigante.

Para se të dilte ky studim rus, në qarqet shkencore besohet gjerësisht se dinosaurët u zhdukën 65 milionë vite më parë dhe besohet se shkaku ka qenë goditja e tokës nga asteoridet./ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë