Loading…

Studimi: Për një në dy fëmijë televizioni është antistres

  • 22/11/2020 | 14:35

Studimi: Për një në dy fëmijë televizioni është antistres

Për një fëmijë në dy fëmijë, televizioni është një antistres efektiv dhe në të njëjtën kohë ushqen pasione që jetojnë gjithnjë e më shumë jashtë ekraneve. Janë këto të dhënat që dalin nga studimi i Gci ViacomCBS, ‘Are we there yet’, bazuar në intervistat e 8,045 prindërve të fëmijëve të moshës 0- 12 vjeç, në 16 vende.


Studimi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve të promovuar nga Kombet e Bashkuara.

Sa i përket cilësisë së përkushtimit të prindërve ndaj fëmijëve, 59% e tyre mendojnë se bëjnë një punë të mirë dhe 26% thonë se bëjnë një punë të shkëlqyer.

Baballarët dhe nënat e sotme janë shumë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre dhe vazhdimisht janë duke kërkuar mjetet e duhura për t’i bërë ata të rriten në një botë komplekse. Ata duan t’i shoqërojnë ata në aktivitete të përditshme edukimi, hobi, sportet dhe aktivitetet në natyrë, duke parë TV me familjen dhe të kalojnë kohë së bashku në kërkim të lumturisë.

Në përgjithësi, prindërit përpiqen t’u mësojnë fëmijëve vlerat si: respekti, vetëbesimi, mirësia, inteligjenca, pavarësia, duke parë në brezin e ri tiparet e individëve më elastikë, më krijues, më  ‘tech-savy’, më të vëmendshëm ndaj mjedisit, më i projektuar drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Fëmijët ndikojnë në vendimet dhe sjelljet e familjeve të cilat, sipas hulumtimeve, kurrë nuk kanë qenë kaq të lidhura dhe të afërta, duan të luajnë, të kalojnë kohë së bashku dhe të mësojnë përmes argëtimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë