Loading…

Studimi tregon se 37,8% e qytetarëve në Shqipëri janë prekur nga virusi

  • 22/10/2021 | 09:06

Studimi tregon se 37,8% e qytetarëve në Shqipëri janë prekur nga virusi

37,8% e shqiptarëve shprehet se janë prekur nga COVID-19. Thënë ndryshe, afërsisht 830,000 qytetarë.

Rezultati i dalë nga anketimi i muajit shtator-tetor i Barometrit me kompaninë MRB në Euronews Albania, jep edhe një pasqyrë të shpërndarjes gjeografike të këtyre qytetarëve.

Shumica e qytetarëve të prekur (29.3%) shprehen se janë infektuar në periudhën shtator 2020 – dhjetor 2020.

Në Tiranë, 42,8% e qytetarëve deklaruan se e kanë kaluar koronavirusin.

E ndarë në rajone, niveli më i lartë i infektimeve vihet re se është në Shqipërinë e Mesme.

Nga të prekurit, 60% shprehen se e kanë kaluar virusin me simptoma të lehta kurse 17% me simptoma të rënda.

Të pyetur nëse kanë dikë nga familja bërthamë e deri tek kushërinjtë e parë, që ka humbur jetën nga COVID-19, 7,9% e qytetarëve thanë po.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ka pasur 2,855 viktima të shkaktuara nga coronavirus.

Të dhënat dali nga sondazhi kombëtar i Barometrit me kompaninë MRB në Euronews Albania, i organizuar në datat 21 shtator – 3 tetor me 1 mijë intervista ballë për ballë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë