Loading…

Stuhi e frikshme në bregdetin e Shqipërisë: Momenti kur i riu çan kokën dhe bien në koma

  • 11/07/2019 | 19:41

Stuhi e frikshme në bregdetin e Shqipërisë: Momenti kur i riu çan kokën dhe bien në koma

Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është goditur në kokë nga një tub çadre, shkruan Gazeta Metro.

Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, i riu ka qëndruar më shumë se 30 minuta në gjendje kome, derisa ka mbërritur ambulanca.

Qytetarët janë përpjekur t’i vinë në ndihmë të riut, duke i vendosur qese me akull në kokë, por pa mundur të bëjnë më shumë. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Stuhia që goditi mbrëmë vendin ka shkaktuar dëme të shumta jo vetëm në Vlorë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Pamje të realizuar nga televizioni në Shipëri ‘Top Channel’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë