Loading…

‘Stuhia e parashikimeve’: Truproja e Michael Jackson thotë se ylli i popit ‘e dinte’ se do përhapej një pandemi globale

  • 26/03/2020 | 20:20

‘Stuhia e parashikimeve’: Truproja e Michael Jackson thotë se ylli i popit ‘e dinte’ se do përhapej një pandemi globale

Mbreti i Popit Michael Jackson kishte ‘’parashikuar’’ një pandemi globale të ngjashme me koronavirusin, sipas ish truprojës së tij, transmeton Gazeta Metro.


Matt Fiddes, i cili punoi për këngëtarin për një dekadë, tha këtë deklaratë derisa bota po përballet me pandeminë, e cila është përhapur në çdo vend.

Ai tha: ‘’Michael Jackson e dinte që një fatkeqësi natyrore do ndodhte një ditë. Ai ishte shumë i vetëdijshëm dhe gjithmonë thoshte se ne do zhdukemi shumë shpejt. Dhe një virus do përhapet.’’

‘’Atij i binte të shëtiste nëpër botë, dhe ndonjëherë ishte gjatë tërë ditës në aeroplan me plot njerëz.’’

Matt Fiddes tha se ai do të kërkonte me shaka nga Michael Jackson që të mos vishte maskën, sepse ishte në siklet kur e shihte.

‘’Ai thoshte, Matt unë nuk mund të sëmurem, nuk mund t’i lë fansat e mi. Unë kam ardhur për koncerte. Unë jam në tokë për këtë arsye. Nuk bën të dëmtoj zërin tim. Duhet të qëndroj i shëndetshëm, nuk e di me kë do takohem sot, dhe nuk e di se çfarë do kaloj.’’

Matt Fiddes, tani tha se pas shpërthimit e di se çfarë Jackson do u thoshte njerëzve pot ë ishte ende gjallë.

‘’Unë e di saktësisht se ai do t’u thoshte njerëzve tani. Ai do u thoshte se iu paralajmërova.

“Pastaj ai do të ankohej se askush nuk e dëgjon atë sepse kur ai thoshte gjëra të tilla si njerëzit nuk e merrnin seriozisht. Nuk mund të jesh ylli më I madh në botë dhe të mos jesh inteligjent. Ai njeri ishte inteligjent. Unë e njihja atë’’, shtoi Fiddes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë