Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në Komunën e Gjilanit.
Sipas raportimeve të mediave lokale të kësaj komune, një lis i madh është rrëzuar në qendër të Gjilanit si pasojë e erërave të forta.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti, ndërsa në vendin e ngjarjes pritet të intervenojnë ekipet kompetente të komunës.
Foto nga vendi i ngjarjes: