Loading…

Stuhitë e forta mbysin dy persona në Gjermani

  • 20/05/2022 | 22:00

Stuhitë e forta mbysin dy persona në Gjermani

Policia në Gjermani ka bërë të ditur se dy shtetas francezë kanë vdekur pasi paragllajdi i tyre me motor u përfshi nga një stuhi.


Burri dhe gruaja besohet se janë nisur nga një fushë ajrore në Ballenstedt të enjten, në jugperëndim të Berlinit, shkruan Euronews.

Autoritetet në shtetin Saksoni-Anhalt thanë se çiftit iu kërkua të zbarkonte për shkak të një parashikimi për një ndryshim të papritur të motit.

“Ata duket se janë goditur nga një shpërthim ere që shkaktoi shembjen e paragllajdit dhe mjeti ajror u përplas në një fushë”, tha policia të premten.

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë kishte paralajmëruar se pjesët perëndimore të vendit mund përfshihen nga stuhi të forta të premten, si dhe tornado të mundshëm.

Shkollat ​​në qytetin perëndimor të Kolnit u mbyllën para mesditës për t’u nxënësve kohë për t’u kthyer në shtëpi të sigurt para se moti të ndryshonte.

Deri më tani, stuhitë kanë ndërprerë trafikun, kanë shkulur pemët dhe rrugë hekurudhore janë dëmtuar.

Një tornado goditi qytetin gjerman perëndimor të Lippstadt duke shkaktuar dëme të mëdha, thanë zyrtarët të premten.

Ndërkohë, qeveria franceze ka vënë në gatishmëri edhe 17 departamente në rajonin e Parisit dhe Hauts-de-France për stuhi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë