OnAir.FM padit Stupcat për shkelje të kontratës
Kompania amerikane për menaxhimin e të drejtave dhe publikimin e materialeve digjitale “OnAir.FM” me seli në California të SHBA-së, ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kompaninë “Stupcat Group” që udhëhiqet nga aktorët e humorit, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, nga të cilët kërkojnë dëmshpërblim në vlerë prej 120 mijë euro për shkelje të kontratës në mënyrë të njëanshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kompania.
OnAir.FM ka autorizuar avokatin e mirënjohur kosovar, Hasan Hoti që të përfaqësojë padinë e shkeljes së kontratës që kanë bërë pronarët e grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi.
“Ne besojmë që drejtësia Kosovare do të veproj shpejt dhe t’i japë fund mashtrimeve dhe trillimeve të këtyre personave, të cilët përpiqen që famën e tyre ta përdorin vetëm për përfitime materiale dhe në dëm të të tjerëve dhe në kundështim të kontratës sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OnAir./gazetametro.net