Loading…

Suedi: Dy vrasës të burgosur mbajnë peng rojet, kërkojnë 20 pica me qebapë

  • 21/07/2021 | 22:50

Suedi: Dy vrasës të burgosur mbajnë peng rojet, kërkojnë 20 pica me qebapë

Bëhet fjalë për situatë të rrezikshme thonë autoritetet suedeze sot pasi dy të dënuar kanë arritur të nënshtrojnë dy roje dhe po i mbajnë peng. Ata kanë shtruar kërkesa policisë suedeze madje, 20 qebap pica që sipas raporteve do t’iu plotësohet, transmeton Gazeta Metro.


Dy të burgosurit që po vuajnë dënime për vrasje rreth mesditës sot kanë shpërthyer në dhomën e rojeve dhe kanë ndalur edhe kamerat mbikëqyrëse.

Gazeta suedeze Afotnbladet ka raportuar se dy të burgosurve Isak Dewit, 30 vjeç, dhe Haned Mahamed Abdullahi, 24 vjeç u janë sjellë picat që kërkuan. Po ashtu kanë kërkuar edhe të ju sigurohet një helikopter me të cilin do të arratisen.


Dewit dhe Abdullahi sipas raporteve ishin të armatosur me tehe të zhiletëve kur kishin sulmuar rojet. Mediat shkruajnë se ata kanë ofruar që të lirojnë njërin nga pengjet në këmbim që të burgosurve të tjerë të ju dërgohen 20 picat.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë