Loading…

Suedia ia hjekë embargon për eksportet e armëve Turqisë

  • 30/09/2022 | 22:55

Suedia ia hjekë embargon për eksportet e armëve Turqisë

Inspektorati Suedez për Produktet Strategjike (ISP) njoftoi të premten se po rilëshon lejet për eksportin e pajisjeve ushtarake në Turqi, duke hequr një embargo që ka qenë në fuqi që nga viti 2019, transmeton Gazeta Metro.


Përmbysja politike lidhet me përpjekjet e Suedisë për të hyrë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

ISP-ja e Suedisë ka filluar lëshimin e licencave të eksportit për tremujorin e tretë, por nuk zbuloi se cilat kompani apo produkte morën dritën jeshile.

Vendi nordik aplikoi për anëtarësim në aleancën ushtarake në fillim të këtij viti pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ndalimi për shkak të inkursionit në Siri

ISP-ja e Suedisë filloi lëshimin e licencave të eksportit për tremujorin e tretë, por nuk zbuloi se cilat kompani apo produkte u kishin dhënë dritën jeshile, duke cituar informacione konfidenciale, shkruan AJB.

Suedia dhe Finlanda kanë ndaluar eksportet e armëve në Turqi pas inkursionit të saj në Siri dhe luftës kundër milicisë kurde siriane YPG. Ankaraja zyrtare e konsideron grupin identik me PKK.

Turqia deklaroi në maj se kishte vënë re një qëndrim pozitiv ndaj heqjes së embargos./gazetametro.net

 

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë