Loading…
Suedia, partnere e Kosovës në zhvillim
  • 08/03/2019 | 10:46

Suedia, partnere e Kosovës në zhvillim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë , të kryesuar nga Johanna Stromquist, Johanna Stromquist, Shefe e Seksionit të Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë për Punë të Jashtme të Suedisë dhe Ulrika Grufman, e Jenny Nordman, njofton kumtesa qeveritare.


Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset integruese euro-atlantike për Kosovën ishin temat që u diskutuan në këtë takim.

“Suedia i ka dhënë ndihmë të konsiderueshme shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit e edhe me njohjen e shpejtë të pavarësisë dhe mbështetjen për zhvillimet politike e ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin. Për këtë ne jemi gjithmonë mirënjohës”, tha Haradinaj.

Nga ana e saj, Johanna Stromquist e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin e sotëm dhe tha se Suedia vazhdon të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në integrimin e Kosovës në BE dhe në mekanizma tjerë.

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë