“Filmi i shkurtër, i krijuar me smartfon, paraqet përfshirjen dhe aktivitetet e mija në Zvicër”, shkruan Arbela Statovci, trasnmeton Gazeta Metro.
Filmi ka fituar në kategorinë “Best Diaspora Success Story”, pjesë e Life Safety Festival në mesin e shumë pjesëmarrësve nga 91 shtete të botës.
“Life Safety Festival, me një organizim të mrekullueshëm dhe shumë profesional, i mbajtur për herë të parë në Prishtinë, u jep mundësi të gjithëve të shpalosin kreativitetin e tyre përmes kamerës së telefonit në xhepin e secilit”, është shprehur Statovci në rrjetet sociale.
Arbela Statovci është gjithashtu kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars të këtij viti./gazetametro.net