Eliza Dushku së fundmi është vënë në rolin e producentes së një filmi dokumentar pë Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku.
“Dear Albania”, mban emrin ky dokumentar i cili mori sukses, madje edhe përtej parashikimeve. Ai është bërë pjesë e platformës Netfix që është mjaft e njohur për transmetimin e filmave online.
Gjatë realizimi të këtij dokumentari, Eliza dhe vëllai i saj kanë udhëtuar në 15 qytete shqiptare, duke promovuar kështu kulturën dhe traditën.
Tashmë këtë film dokumentar, i cili mund të konsiderohet si suksesi i rradhës i Elizës, mund ta shihni online në Netfix./ gazetametro.net
Nate dhe Eliza Dushku