Loading…
Suksesi i frikshëm i Solskjaer, ka fituar sa dyfishi i pikëve të Mourinhos
  • 11/02/2019 | 13:43

Suksesi i frikshëm i Solskjaer, ka fituar sa dyfishi i pikëve të Mourinhos

Manchester United pas pensionimit te Sir Alex Fergusonit  nuk arritinte të kishte sukses as pas nërrimit të tre trajnëreve deri në ngritjen në detyrë të ish yllit të ekipit, Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Metro.


Manchester United tani po kalon momente fantastike nën drejtimin e Solskjaer. Në fundjavë “Djajtë e Kuq” fituan 3-0 ndaj Fulham duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje, një mision që dukej i pamundur kur ai mori drejtimin e skuadrës një muaj e gjysmë më parë.

Në 17 ndeshje këtë sezon, Mourinho mori vetëm 26 pikë, ndërkohë që Solskjaer mori vetëm një pikë më pak në vetëm 9 ndeshje, duke arritur 8 fitore dhe një barazim. United nën drejtimin e strategut norvegjez merr 2.56 pikë për ndeshje, ndërkohë që me portugezin vetëm 1.71.

Mesatarja e goditjeve për ndeshje është shumë më e lart nën drejtimin e Solskjaer duke arritur në mbi 16 goditje mesatarisht, ndërkohë që 4 nga 9 ndeshjet i ka mbyllur pa pësuar gol, kur Mourinho ka arritur që në vetëm 2 ndeshje nga 19 t’i mbyllë pa pësuar gol.

Statistikat flasin qartë se Djajtë e Kuq janë një skuadër shumë më e frikshme me strategun holandez, duke fituar 89 për qind të ndeshjeve, duke harruar periudhën e hidhur me Mourinhon, i cili fitonte vetëm 41 për qind të ndeshjeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë