Loading…

Suksesi, paratë dhe fama: Gazeta zvicerane tregon se kush është Loredana Zefi

  • 08/05/2019 | 10:29

Suksesi, paratë dhe fama: Gazeta zvicerane tregon se kush është Loredana Zefi

Këngët e Loredana Zefit, bashkëshortes së reperit kosovar Mozzik, u bën shumë të klikuara dhe të transmetuara miliona herë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Metro.


Loredana është njëra ndër këngëtaret më të suksseshme shqiptare, por që ka nënshtetësi zvicerane. Ajo së fundi ishte duke marrë pjesë në festivalin më të rëndësishëm të hip-hop në Zvicër i quajtur Open Air Frauenfeld. Këngët e saj po zënë vendet e para në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Mirëpo për kundër këtij suksesi, po del edhe ana tjetër e saj. Ajo dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran duke iu marrë 900 mijë franga zvicerane.

Gazetat zvicerane kanë bërë një profil të rep artistes me prejardhje shqiptare. Tagblatt.ch shkruan për Rolexat e saj dhe të Mozzik duke cekur edhe këngën e tyre ‘Romeu and Juliet’, Bonny and Clayd’.

Tutje në artikull thuhet se përveç Rolexit, Loredana posedon veshje tjera të shtrenjta si Gucci dhe Fendi. E suksesin e madh dhe të shpejtë gazetat zvicerane e konsiderojnë si diçka jo normale nëse bëhet vetëm me muzikë.

Loredana Zefi pritet të gjykohet nga autoritetet zvicerane për mashtrimin e çiftit zviceran, ku dyshohet se ju ka vjedhur 900 mijë franga zvicerane, së bashku me vëllaun e saj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë